SH.SH.O.GJ. esht enje shoqate e formuar ne 2002 ne Tirane, Shqiperi. Me date 27 Nentor, nje grup prej afersisht 17 gjinekologesh kishin organizuar nje takim ne te cilin ishin ngjallur diksutime te cilat kishin si subjekt sfidat te cilat keta mjeke perballnin ne praktikat klinike per trajtimet e shendetit te gruas.

Ata u bene te vetedijshem qe mund tu kalonin keto sfida vetem duke u bere bashke, brenda nje forumi te hapur per shkembimin e experiences dhe te ideve te reja ne fushen e obstetrike gjinekologjise. Ky takim ishte ne origjine te SH.SH.O.GJ, e cila u formua ne fund te atij viti.

Anetaret e SH.SH.O.GJ. mund te jene obsteter, gjinekologe, si dhe kerkues klinike dhe shkencore.
Misioni yne eshte permiresimi I shendetit te gruas duke mbeshtetur grupet e mjekeve per te dhene trajtime te shpejta dhe efektive si ne kosto ashtu edhe ne rezultate, si dhe duke promovuar nje rrjet komunikimi I dedikuar ndaj shendetit te gruas.

Qellimi

Qellimi yne eshte promovimi i ekselences akademike te mjekeve dhe permiresimi I cilesise per kujdesin ndaj pacientit. Gjithashtu synojme ne lehtesimin e asistences ndermjet mjekeve, ndihmes se ndersjellte mjek-mjek, mjek-asistent, profesionisteve te shendetit si dhe sherbimeve shendetesore, duke organizuar dhe shperndare informacioni nepermjet forumeve, konferencave dhe diskutimve, si dhe duke zhvilluar programe te ngjashme te cilat synojne ne shperndarjen e cilesise te sherbimeve shendetesore ndaj gruas.

Kongresi 3-të i Obstetrikë – Gjinekologjisë
1-Kontracepsioni HRT dhe efektet anësore. 2-Gjakderdhje anormale uterine. 3-Neonatologji. 4-Endokrinologjia e riprodhimit. 5-Diagnoza prenatale. 6-Endoskopia gjinekologjike
February 12, 2013
Kongresi 2-të i Obstetrikë – Gjinekologjisë
1-Neonatologjia. 2-Sindroma e Infeksionit Fetal-Maternal. 3-Shëndeti Seksual. 4-Këshillimi Genetik. 5-Shtatzania dhe kirurgjia. 6-Shtatzania me rrezik te lartë
January 28, 2011
Konferenca e 1-rë
Menaxhimi perioperator në obstetrikë gjinekologji
August 20, 2010